3 gra sulmohen nga bashkëshortët

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se tre gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në Shtip një djalë ka sulmuar babanë e tij.

“Më 05.04.2026, një 50-vjeçare nga rrethina e Shkupit raportoi se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj I.B (52).Më 04.04.2026, në Shkup, në zonën e Qendrës një 26-vjeçar (D.G) u arrestua për sulm ndaj partneres së tij, 25 vjeçare.Ndërkohë, më 05.04.2026 një 48-vjeçar  denoncoi se më 04.04.2026 bashkëshorti i saj G.P (52) i ka bërë kërcënime, dhe më të njëjtën ditë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria Gj.B. (35) nga Shtipi, pask e ka sulmuar babanë e tij 64-vjeçar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër