3 të mitur sulmohen fizikisht nga bashkëmoshatarët në Novo Sellë të Kumanovës

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 26 gusht Zhurnal.mk – Tre të mitur janë sulmuar fizikisht mbrëmjen e së martës nga disa bashkëmoshatarë në Novo Sellë të Kumanovës.

Sipas njoftimit të policisë, më 26 gusht, rreth orës 01:00, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, personi ke iniciale M.T. (36) nga një fshat i Kumanovës, ka raportuar se një natë më parë, rreth orës 21:50, në Novo Sellë, djali i saj i mitur dhe dy shokë të tij, po ashtu të mitur, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të mitur.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të incidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër