3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Nga Xh M
1,337 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qafë Thanë, 8 korrik Zhurnal.mk – Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, pretendojnë se sot janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Burime nga pika kufitare e Qafë-Thanës nga pala shqiptare bënë me dije për Euronews Albania se nuk ka pasur asnjë incident apo ndalim për të hyrë drejt tokës shqiptare për tre zyrtarët nga Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët e kufirit dhe migracionit në juglindje të Shqipërisë shtojnë se të tre zyrtarët kanë qenë duke udhëtuar me një shtetas të katërt, i cili paraqiste probleme me pasaportën dhe nuk mund të hynte drejt Republikës së Shqipërisë.

Të tre zyrtarët e tjerë mund të kalonin lirshëm por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin, thuhet në reagim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër