30 ditë paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 prill Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Speciale, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit A.D., i dyshuar për “krim lufte kundër popullsisë civile”.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, si pjesëtar i MUP-it në Ferizaj dhe polic trafiku në rajonin e Kaçanikut, dyshohet se më 9 mars 1999, gjatë një aksioni policor-ushtarak në fshatin Ivajë dhe zonat përreth, ka detyruar banorët shqiptarë të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas janë djegur dhe shkatërruar.

Tutje, bëhet e ditur se 91 burra janë ndarë nga civilët e tjerë dhe janë dërguar në stacionin policor në Kaçanik.

Sipas prokurorisë 13 civilë janë ndaluar, rrahur dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore nga i dyshuari, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti është në procedurë hetimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër