31 zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve, tetë aktiv

Nga Xh M
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 gusht Zhurnal.mk – Gjithsej 31 zjarre në vende të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara, prej të cilëve tetë janë aktivë, ndërsa 23 janë shuar plotësisht, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në tetë komuna. Në rajonin e Prilepit zjarr ka në fshatin Bonçe, ku është kapluar vegjetacion i ulët dhe bimë me kërcell të ulët.

Zjarre ka edhe në zonën ndërmjet fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, me degëzim drejt Paligradit, si dhe mbi fshatin Vërzhallë në komunën e Zelenikovës, ku po digjet pyll i përzier.

Në komunën e Studeniçanit aktiv është zjarri në fshatin Cvetovë, në rrugën e vjetër drejt Elovës, ku janë kapluar vegjetacion i ulur dhe pyll i ulët.

Në Makedonski Brod aktivë janë zjarre në disa lokacione – në vendin Vidush, në fshatin Dragov Doll dhe në Llokvicë. Aty po digjet vegjetacion i ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre.

Zjarr aktiv ka edhe në rajonin e Kërçovës, në fshatin Tajmishtë, në vendin e quajtur Darda, ku po digjet pyll ahu me kërcell të lartë.

Në Vrapçisht aktivë janë zjarret në fshatrat Llomnicë dhe Gjurgjevishtë, ku po digjet pyll i përzier, ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë zjarr ka në fshatin Cerovë ku po digjet vegjetacion i ulët dhe fier.

Gjatë 24 orëve të kaluara zjarre ishin regjistruar edhe në Krushevë, Manastir, Dellçevë, Shtip, Strugë, Vevçan, Likovë, Kumanovë, Vallandovë, Saraj, Tetovë, Çuçer Sandevë, Karposh, Strumicë, Vasilovë, Prilep dhe Gostivar.

Siç informojnë nga QMK, zjarri në fshatin Tenovë, të Gostivarit ka kapluar vegjetacion të ulët dhe dy shtëpi të vjetra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër