5 këshilla për të zgjuar trupin në pranverë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pranvera është stina e rilindjes: natyra lulëzon, qielli shkëlqen, ditët zgjaten. Me fillimin e stinës së bukur, shumë prej nesh vuajnë nga “sëmundja” e pranverës: një gjendje jo e mirë fizike, e cila në përgjithësi shkaktohet nga stresi dhe nga toksinat e grumbulluara në dimrin e gjatë.

Shumë studime lidhin kushtet klimaterike-atmosferike të pranverës me proceset fiziologjike të organizmit në këtë periudhë. Si ta rizgjojmë organizmin? Ndiqni 5 këshillat tona…

1 . Përfitoni nga këta muaj për të pastruar organizmin. Filloni nga dieta. Konsumoni proteina mishi dhe peshku, kombinuar me fruta e perime të stinës. Duhet të evitoni dietat drastike. Më mirë zgjidhni ushqime të lehta, por të shpeshta, që t’i jepni organizmit energjinë e duhur pa e rënduar trupin.

2 . Me ardhjen e pranverës është e rëndësishme të ndihmojmë organizmin të çlirohet nga toksinat e grumbulluara gjatë dimrit edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Për ata që janë në fillim të aktivitetit fizik, më mirë të mos e ekzagjeroni, por stërvituni gradualisht.

3 . Që të mos rrezikoni të sëmureni, duke qenë se moti e temperatura ndryshojnë vazhdimisht dhe janë tipike të periudhës së pranverës, është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me veshjen. Këshillohet të vishni dy-tri rroba në mënyrë që t’i përshtateni temperaturave, të cilat ndryshojnë gjatë ditës.

4 . Për të “karikuar bateritë” në pranverë është mirë të kujtoheni që t’i jepni trupit çlodhjen e duhur, duke fjetur mirë e orët e nevojshme gjatë natë natës. Edhe pse ditët zgjaten është e rëndësishme të ruani një ritëm konstant gjumë-zgjim.

5 . Pranvera është edhe momenti më i mirë për t’iu përkushtuar vetes dhe për t’u çliruar nga ankthi e stresi. Çlirimi i mendjes është thelbësor për të përballuar ardhjen e stinës së ngrohtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër