52 ditë protesta në Tiranë, aktivistët kërkojnë ndryshime politike

Nga Xh M
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 korrik Zhurnal.mk – Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë vijuar marshimin e tyre përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet e tyre kundër politikave aktuale.

Me thirrjen “Revolucion”, protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 52 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër