52% gra në mbrojtje dhe armatë/ Promovohet plani aksionar

nga Xh M

Shkup, 20 maj – Barazia gjinore është vlerë e vërtetë dhe investim, i cili në këtë mënyrë mund të krijojë sinergji. Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, gjatë promovimit të planit aksional për barazi gjinore 2024-2028 në armatën e vendit. Ai thotë se po përfaqësimi i grave në armatë është prioritet dhe se po punohet në avancimin e tyre nëpër gjitha strukturat e saja.

“Për ne më prioritare është përfaqësimi i grave në strukturat e sigurisë. Jo vetëm si numër, por si cilësi. Ndoshta hapin më të rëndësishëm e bënë qytetarët e Maqedonisë, ku përmes zgjedhjes së komandantes së parë supreme të armatës, presidentes Siljanovska Davkova në këtë funskion të lartë shtetëror treguan se janë liruar nga stereotipet se nëse ose forcat e armatosura në krye kanë grua po burrë. Populli i Maqedonisë zgjodhi cilësinë.”, – deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski.

Davkova: Gratë janë më paqedashëse se burrat

Gratë dëshirojnë të jenë pjesëmarrëse në zhvillimin e vetë shtetit dhe armatës, tha komandantja supreme, Gordana Siljanovska Davkova, duke theksuar se kjo është garanci për të pasur paqe dhe siguri më të madhe në botë. Gratë janë më paqedashëse se burrat.

“Siç dëgjuat nga vetë evoluimi, në rrugë të vërtetë jemi, për shembull të dhënat në Ministrinë e Mbrojtjes ka 52 për qind femra në pozita të larta, është e dhënë shumë e rëndësishme. Ajo që unë kërkoj që të realizoj është që të ketë progres më të madh gjatë kryerjes së funksionit tim, respektivisht edhe në forcat e armatosura. Nëse nëpër misionet e larta ushtarake gratë kanë treguar rezultate të mira, atëherë mendimi im është se statusi i gjeneralit duhet t’i takojë gruas.”, – theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Plani aksional parashikon masa konkrete dhe aktivitete drejtuar avancimit të barazisë gjinore në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, në fushat siç janë: përforcimi i strukturës gjinore, vendimmarrja, zhvillimi profesional, pajisjet, infrastruktura dhe kultura organizative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More