60 mln euro për zhbllokimin e trafikut në Elbasan – Kompanitë, afat deri më 10 qershor për të paraqitur ofertat

Nga Xh M
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elbasan, 30 maj Zhurnal.mk – Nga 25 mijë deri në 30 mijë automjete qarkullojnë çdo ditë në këtë aks rrugor, shifër kjo që në fundjavë apo ditët e festave arrin deri në 35 mijë, duke krijuar radhë të gjata makinash.

Autoriteti Rrugor ka vënë në dispozicion 60.5 milionë euro dhe kompanitë kanë afat deri më 10 qershor për të dorëzuar ofertat.

Ky segment i parë prej 4.2 kilometrash do të nisë në Bradashesh, ku bashkohet me autostradën Tiranë-Elbasan, dhe do të përfundojë në afërsi të luginës së lumit Shkumbin, duke u lidhur me Korridorin e 8-të. Kompania fituese do të ketë 2 vite kohë për kryerjen e punimeve në këtë reliev fushor.

Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë përditë drejt juglindjes dhe vendeve të rajonit, ky investim është më se i domosdoshëm për të shmangur vonesat e gjata.

Në total, i gjithë projekti i bypass-it parashikohet të kushtojë 240 milionë euro.

Megjithatë, edhe nëse gjithçka shkon sipas projektit të parashikuar, me shumë gjasa edhe për dy vjet të tjera, trafiku në hyrje të Elbasanit do të vazhdojë të mbetet problematik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër