61-vjeçari e ngacmonte seksualisht në punë, më shumë se një muaj

Nga Xh M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 21 gusht Zhurnal.mk – Mu për këtë është ngritur Kallëzim penal ndaj një 61-vjeçarit, nga Zhelina e Tetovës.

Burri për më shumë se një muaj hynte çdo ditë në objektin ku punonte gruaja dhe, në momentet kur ajo ishte vetëm, i drejtonte fjalë të pahijshme.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 61-vjeçari nga Zhelina, nën dyshimin se për një periudhë më të gjatë kohore kishte ngacmuar seksualisht një grua në vendin e saj të punës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.Sipas denoncimit, A.A. për më shumë se një muaj hynte çdo ditë në objektin tregtar ku punonte gruaja dhe, në momentet kur ajo ishte vetëm, i drejtonte fjalë të pahijshme.

MPB-ja thekson se bëhet fjalë për dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”, për çka ndaj 61-vjeçarit nga Zhelina është ngritur kallëzim penal.

Rasti është në kompetencë të institucioneve përkatëse, të cilat duhet të përcaktojnë të gjitha rrethanat dhe faktet lidhur me sjelljen e denoncuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër