70% e tetovarëve rregullisht e paguajnë ujin e pijshëm, pagesa e mbeturinave u rrit vetëm pasi u morën masa juridike

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 janar – 70% e qytetarëve të Tetovës i paguajnë faturat e ujit, ndërsa pjesa tjetër ka borxh në ndërmarrjen publike komunale “Sharri”. Nga ndërmarrja pohojnë se qyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe kohëve të fundit nuk ka ndërprerje. Apelojnë që faturat të paguhen.

“Në krahasim me vitet e kaluara kemi një gjendje më stabile rreth 70% kemi dhe apeloj tek ato 30% që nuk paguajnë të paguajnë obligimet që i kanë ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, pasi dukshëm është përmirësuar edhe gjendja e ujit në qytet nuk ka problem të mëparshme që i kishim. Tani kemi ujë të pijshëm çdo ditë dhe çdo lagje është furnizuar me ujë të pijshëm”, u shpreh Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Por nëse shumica paguajnë për ujë, kështu nuk bëjnë për pagesat e mbeturinave, të cilat tash me koncesion publik i menaxhon kompania Saubermacher. Nga NPK “Tetova” na thanë se vetëm 35% e tetovarëve kanë paguar rregullisht faturat, por pas marrjes së masave juridike nga kompania private, pagesa në vitin 2025 ka shkuar në 55%.

“Realizimi mujor është nënë 35% kurse vjetor në vitin 2024 dhe 2025 në faturimit total ka arritur 55%, këtu e dimë se janë marrë dhe masa juridike për qytetarët që nuk paguajnë dhe për atë kemi një rritje gjatë vitit 2025. Gjendja me rrogat është zero-zero dhe jemi duke punuar që gjatë javës që vjen të mbyllim edhe muajin e 12”, deklaroi Samet Bislimi – drejtor i NPK “Tetova”.

NPK “Sharri” menaxhon vetëm ujësjellësin në qytet, pasi që shumica e fshatrave të Tetovës, ujin e pijshëm e menaxhojnë vetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër