Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar nga të rinjtë, e cila zhvillohet çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Sipas pamjeve, një numër i konsiderueshëm të rinjsh tashmë është mbledhur, ndërsa më pas pritet që t’u bashkohet edhe një numër më i madh. Ndërkohë, në terren ndodhen 700 forca policie për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë.
Ashtu si në çdo protestë, kërkesa e të rinjve është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Ndërkohë, kujtojmë se gjatë zhvillimit të protestave të të rinjve nuk kanë munguar tensionet, shoqërimet, përplasjet dhe lëndimet, si nga ana e policisë, ashtu edhe e studentëve.
Ndërkohë, protestuesve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë marshuar përkrah tyre dhe kanë bojkotuar orët mësimore.

