8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja: Ndëshkime për manovra të rrezikshme në rrugë, alkoolin, rripin e sigurimit dhe celularin

Nga L. M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në akset rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në timon dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Si rezultat i kontrolleve, janë vendosur 4,255 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe janë arrestuar 8 drejtues automjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi.

Gjatë monitorimeve janë evidentuar raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, parkimeve të gabuara dhe shkeljeve të tjera që cenojnë sigurinë rrugore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër