Raportohet se Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë

nga L. M

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është larguar tashmë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Sipas Klanit, para rreth 20 minutave, forcat e rendit e kanë marrë Murselin nga aty për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Murselit, i cili ka konstatuar se nuk ka ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore.

Pas këtij raporti, familja e të ndjerës ka kërkuar proces gjyqësor më të shpejtë e vendosje të drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More