Në zonën e Thethit vijojnë tensionet dhe rezistenca e banorëve për të mos lejuar shembjen e objekteve.
Një nga banorët e Thethit, u pyet nga gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga nëse do qëndrojnë dhe do rezistojnë akoma lidhur me këtë situatë të ndodhur.
I bindur, banori shprehet se nëse është e nevojshme do japin dhe jetën.
“Po, do rezistojmë deri në fund, do japim dhe jetën, nuk ka problem. Ado vdesim një ditë? Një ditë do vdesim dhe borxhet i marrim me vete, na i paguan Edi Rama bashkë me Benet Becin. I bëjmë thirrje gjithë Shqipërisë, botës dhe ambasadave të bashkohen me ne. Ta shpëtojnë Thethin që duan ta grabisim.
U tha mbrëmë se po bëjmë diçka, sonte kanë ardhur për të na prerë në besë. Më i madhi i Shkodrës duhej të kishte qenë me ne, të qante hall me ne. Hajdeni na shihni se kemi hall.
Edi Rama na ka thënë sot se nuk kanë shembur shtëpia të thethianëve. Ne jemi fiks nga Thethi dhe thojini Ramës se këtu na ke deri të vish tit ë na shikosh”, u shpreh një nga banorët.