Begaj pret admiralin Vandier: Shqipëria, e përkushtuar për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura

nga D. V.

Presidenti Bajram Begaj priti sot komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.

Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.

Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Begaj  e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e  Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.

Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More