Gostivar, 26 shtator – Tre kandidatë për kryetar komune dhe shtatë bartës të listave, përveç Të Majtës e nënshkruajtën Kodeksin për Zgjedhje të drejta në takimin e organizuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Gostivarit. Në fjalimet e tyre, tre kandidatët theksuan rëndësinë e zhvillimit të një fushate pa fyerje dhe diskreditime personale dhe pritjet se normat etike do të respektohen në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Kryetari i KKZ-së Gostivar, Gazmend Jashari, shprehu kënaqësinë e tij për pranimin e ftesës dhe e vlerësoi atë si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të zgjedhjeve të drejta. Zëvendësja e tij, Ajshe Osmani, theksoi se Kodeksi për Zgjedhje të drejta dhe demokratike nuk është vetëm një formalitet, por një detyrim për të respektuar ligjet, rregullat dhe normat etike në procesin zgjedhor.
Kodeksin e nënshkruajtën tre kandidatë për kryetar të komunës së Gostivarit: Visar Ademi (i pavarur), Valbon Limani (AKI) dhe Sebaedin Dauti (VLEN). Kandidati për kryetar komune, Darko Grujoski dhe bartësi i listës nga partia E Majta nuk morën pjesë në ceremoni. Grujoski, në fjalimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale, deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të drejta që nga fillimi.
Në Kodeksin theksohet se pjesëmarrësit në zgjedhje zotohen të respektojnë të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret pa ushtruar presion mbi punonjësit në institucionez shtetërore dhe se nuk do të përdorin gjuhë urrejtjeje.
Në zgjedhjet e ardhshme me lista për kandidatë në këshillin komunal, i cili ka ky cikël do të ketë 23 anëtarë dorëzuan: Koalicioni për Zgjedhjet Lokale 2025 i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia Juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni VLEN, Aleanca Kombëtare për Integrim (BDI, ASH dhe partnerë të tjerë), partitë: Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, E Majta, Lëvizja për Unitet Kombëtar e Turqve, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë.
