Ndërron jetë veterani i arsimit Mahi Halili, vëllai i Nevzat Halilit

nga Xh M

Tetovë, 3 tetor – Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Mahi Halili nga fshati Poroj i Tetovës. Mahi Halili ndërroi jetë sonte në Klinikën e Shkupit.

Mahi Halili ishte një figurë emblematike në fushën e arsimit në Tetovë, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm prej vitesh në edukimin e brezave të rinjë, si Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Shkollën e Mesme Medicinale.

Ai do të mbahet mend gjithmonë për përkushtimin, urtësinë, dhe për rolin e tij si një mentor frymëzues për shumë breza mësuesish dhe nxënësish. Mahi Halili ishte vëllai i vetëm i ish-kryetarit të PPD-së Nevzat Halili.

Humbja e tij është një zbrazëti e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin arsimor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More