Rama merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.

Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga këto dy evente dhe shprehet se sot vijojnë me Samitin e Procesit të Berlinit.

Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit u mbajt në 2023 në Tiranë, Samiti i parë i cili i zhvilluar për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve, mes të cilëve Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Procesi i Berlinit është një platformë bashkëpunimi e nivelit të lartë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të përbërë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhe vendeve anëtare të BE, që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor RYCO dhe bizneset. Objektivat kryesore të Samitit të Berlinit përfshijnë rritjen e dialogut politik, stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More