Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Gazetarja e Top Channel-it, Anila Hoxha, raporton se sot do të jepet masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.
Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.
Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar.
Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.
