Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore.
Salla u shpreh se gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe u diskutua mbi hapat konkretë për zbatimin e Planit të Veprimit që buron nga deklarata e përbashkët për skemat e sigurimeve bujqësore (modeli TARSIM).
“Diskutuam mbi vazhdimin e zbatimit të Planit të Veprimit që buron nga Deklarata e përbashkët për skemat e sigurimeve bujqësore (modeli TARSIM) dhe mbi mundësitë për mbështetje teknike në fushat e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së bimëve mjekësore, ku pala turke shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin teknik e institucional”, deklaroi ministri.
Pala turke, sipas ministrit, ka shprehur gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin teknik dhe institucional, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe zbatimin e praktikave të suksesshme në sektorin bujqësor.
