Adem Çuçul kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për në Kuvend

nga D. V.

Shkup, 3 dhjetor – Adem Çuçul është kryetar i ri i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Kuvendi me 81 vota për miratoi zgjedhjen e tij, pas procedurës së intervistimit të disa kandidatëve. Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet. Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit  ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More