Bogdani: Pandëshkueshmëria, themel i shtetit të së drejtës

nga D. V.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani tha sot se parimi i pandëshkueshmërisë mbetet vendimtar për garantimin e hetimeve efektive, llogaridhënies dhe transparencës.

Kryetarja e KLP, Bogdani, në fjalën e saj gjatë ceremonisë së prezantimit të kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, tha se detyra e kreut të SPAK, është me rëndësi për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Parimi i pandëshkueshmërisë mbetet themelor në ndërtimin e një drejtësie të besueshme ku askush nuk është mbi ligjin dhe përgjegjësia penale zbatohet në mënyrë të barabartë. Në këtë kuadër, kjo është vendimtare për garantimin e hetimeve efektive, llogaridhënies dhe transparencës”, tha Bogdani.

Drejtuesja e KLP, në emër të institucionit që zgjedh kreun e SPAK, “i uroi punë të mbarë Klodian Brahos, në konsolidimin e arritjeve të rëndësishme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në shërbim të ligjit, interesit kombëtar dhe besimit të qytetarëve që është nisur nga z.Kraja dhe është vazhduar nga z.Dumani”.

“KLP mbetet aleati juaj në çdo iniciativë”, tha Bogdani.

Klodian Braho u zgjodh pak ditë më parë, si drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More