Në VK “Bllatë” është privuar nga liria një shtetas shqiptar, është djegur edhe një automjet në kolonë, nuk ka të lënduar

Nga B.M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 6 janar – Në vendkalimin kufitar “Bllatë”, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, afër Dibrës, nëpunësit policorë privian nga liria një shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mashtrim”.

“Dje në orën 15:50, nëpunës policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalimin kufitar ‘Bllatë’, e privuan nga liria A.G.(28) nga qyteti kufitar Bulqizë, i cili dyhsohet se ësshtë kryes i veprës penale ‘mashtrim’. A.G. është dërguar për mbajtje në Sektorin për punë të brendshme në Dibër, për procedurë të mëtutjeshme”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme-Ohër.

Gjithashtu, shton Dimoski, dje në orën 15:20, në automjetin “pasat” me targa të Dibrës, i cili ishte në kolonë për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, ka hspërthyer zjarr.

Nuk ka të lënduar, ndërsa automjeti, pronë e F.F.(34) nga Dibra, menjëherë është mënjanuar nga kolona dhe me aparat zjarrfikës është parandaluar përhapja e mëtutjeshme e zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër