Hoxha: Nga nesër nis pastrimi i kanaleve të ujitjes në rajonin e Gostivarit dhe Vrapçishtit

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 janar – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se nga dita e nesërme do të fillojnë punimet për pastrimin e kanaleve të ujitjes në rajonin e Gostivarit dhe Vrapçishtit, një kërkesë e kahmotshme e fermerëve të kësaj zone.

Hoxha bëri të ditur se sot ka qenë në terren, ku së bashku me inxhinierët, përfaqësuesit e SHA Ekonomia e Ujërave dhe kompaninë që do t’i realizojë punimet, kanë parë nga afër gjendjen aktuale të kanaleve dhe kanë përgatitur planin konkret për nisjen e punimeve.

Sipas tij, këto ndërhyrje janë në interes të drejtpërdrejtë të fermerëve lokalë dhe pritet të përmirësojnë ndjeshëm sistemin e ujitjes, duke lehtësuar punën bujqësore dhe rritur rendimentin.

artikuj të ndërlidhura