“Është e pamundur”, zbulohet mesazhi që Xabi Alonso ia dërgoi drejtuesve të Real Madridit

nga D. V.

Largimi i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit i habiti lojtarët e klubit mbretëror, të cilët e mësuan lajmin nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Megjithatë, reagimet nuk munguan, mesazhe mirënjohjeje dhe respekti filluan të mbërrinin pothuajse menjëherë.

Fabrizio Romano raporton se Xabi u dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit, duke thënë se klubi nuk duhet të jetë gjithmonë në anën e futbollistit.

“Nuk mund t’u japësh lojtarëve kaq shumë pushtet. Është e pamundur që trajneri të sundojë në dhomën e zhveshjes nëse klubi është gjithmonë në anën e lojtarëve”, raportoi medium La SER.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes të së hënës, pasuan lamtumirat për futbollistët e Realit nga Kylian Mbappe, te Arda Guler, Rodrygo, Asencio, Federico Valverde, Fran Garcia, Antonio Rudiger, Alvaro Carreras, si dhe kapiteni Dani Carvajal, i cili shkurtimisht tha “Faleminderit për gjithçka, shef”.

Deri në mesnatë, nga lojtarët që janë aktualisht në ekip, shtatë lojtarë nuk i kanë thënë lamtumirë Xabit, përkatësisht Vinicius Junior, Eder Militao, Trent Alexander-Arnold, Ferland Mendy, Jude Bellingham, Brahim Diaz dhe Franco Mastantuono. /

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More