Besar Iseni vishet kuq e zi, zyrtarisht pjesë e KF Shkëndija Haraçinë

Nga B.M
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

KF Shkëndija Haraçinë 77 prezantoi prurjen e re, futbollistin Besar Iseni, i cili vjen me përvojë nga Superliga e Kosovës me FC Vushtrria dhe Superliga Shqiptare me FC Egnatia, përcjell TV21. Iseni ka luajtur më parë edhe në Ligën e Parë për KF Shkup, KF Voska Sport dhe FK Vardari, duke u dalluar për seriozitet dhe përkushtim. Klubi mirëpret sulmuesin me ambicie të mëdha dhe standarde të larta profesionale.

“Besar Iseni, kuq e zi! Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin Besar Iseni, një emër i njohur dhe i dëshmuar në futbollin rajonal, i cili bashkohet me ambicie të qarta dhe synime të mëdha. Me ardhjen e Besar Isenit, klubi ynë fiton një futbollist me përvojë, mentalitet fitues dhe standarde të larta profesionale. Mirë se erdhe, Becko”, shkruan klubi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër