Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski:

Nga B.M
742 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku tha se në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mikcoski, VLEN do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai si koordinator i grupit parlamentar, përcjell TV21. Qoku tha se VLEN mbështet idenë për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndërsa theksoi se ende nuk dihen temat që do të diskutohen në takimin e liderëve.

“Zyrtarisht është ftesa, nuk ka tema konkrete, është e përgjithshme. Pra do të flitet për gjendjen aktuale politike dh ekonomike në vend…Diskutohet kjo temë, diskutohet një njësi zgjedhore, listat e hapura, format e ndryshme të ndarjes së njësive, të formës, si të ndahet në njësi zgjedhore. Është një njësi, përmenden tetë njësi, përmenden tre njësi. VLEN-i ende nuk kemi zyrtarisht një vendim se cila formë, cili mode do të ishte i përshtatshëm”, tha Qoku duke theksuar se në takim mund të flitet edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër