Mjedisi jetësor dhe biznesi në një tavolinë/ Hoxha takon delegacionin e OEMVP

Nga B.M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një takim pune njoftues me një delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) të kryesuar nga u.d. kryetar Nuhi Aliu.

Gjatë takimit, ku anëtarët e odës uruan ministrin Hoxha për detyrën e re, u dakordua që palët të thellojnë bashkëpunimin institucional dhe shkëmbimin e ideve mbi çështje me interes të përbashkët.

Në takim u diskutuan tema që lidhen me zbatimin e standardeve mjedisore, planifikimin hapësinor, menaxhimin e mbeturinave, efikasitetin energjetik, si dhe ndikimin e politikave mjedisore në zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në rajonin që vepron OEMVP-ja.

Ministri Hoxha theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e konsideron komunitetin e biznesit si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në harmonizimin e politikave mjedisore me nevojat reale të ekonomisë. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm për gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe të balancuara.

Përfaqësuesit e OEMVP shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, duke paraqitur sfidat me të cilat përballen bizneset, si dhe propozime konkrete për përmirësimin e procedurave dhe mbështetjen e investimeve të gjelbra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër