Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

Nga B.M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 17 janar – Policia ka kryer bastisje në një objekt në fshatin Vojnik, Komuna e Staro Nagoriçanit, ku janë gjetur armë dhe pajisje të dyshimta, ndërsa një person është arrestuar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se bastisja është realizuar më 16 janar 2026, në orët e pasdites, nga zyrtarë të SPB Kumanovë, në bazë të urdhrit gjyqësor.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi pushimi, pronë e K.B. (26) nga Kumanova, janë gjetur një pistoletë e tipit ‘Zastava’, kalibër 6.35 mm, një elektroshok, një peshore digjitale dhe sende të tjera,” njofton MPB.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është privuar nga liria dhe pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës penal.

MPB thekson se aktivitetet policore janë pjesë e veprimeve të vazhdueshme për zbulimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtje të paligjshme dhe rrezikimin e sigurisë publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër