Darko Mitroviq e nxori kryqin nga ujërat e Vardarit në Shkup

Nga B.M
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 janar – Darko Mitroviq nga Komuna Qendër te nxori kryqin e nderit nga ujërat e Vardarit në kuadër të manifestimit qendror me rastin e festës së Epifanisë në Shkup, i cili u mbajt në urën “Sloboda” në afërsi të h. Holidej in.

Mitroviq ishte personi më me fat midis 160 personave që u regjistruan për të kapur kryqin që në ujërat e Vardarit u vendos nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi z.z.Stefan.

Manifestimi filloi me liturgji në kishën e ShënMërisë nga ku edhe u drejtuan litanët e Epifanisë për në vendin e kremtimit qendror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër