Maqedonia e Veriut më dobët se Serbia e Shqipëria për nga fuqia ushtarake

Nga B.M
907 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 Janar 2026, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut renditet e treta nga vendet e Ballkanin Perëndimor për nga fuqia ushtarake dhe ndodhet në vendin e 112 në listën e rangimit të krejt vendeve të botës, thotë një raporti të ri.

Sipas listës së përpiluar nga Global Firepower për vitin 2025, Serbia është e para nga rajoni dhe ndodhet në vendin 63 në listë, duke i lënë prapa tre vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilat tashmë janë edhe anëtare të NATO-s (Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut), por madje edhe vendin fqinjë anëtar në NATO dhe BE, Kroacinë, respektivisht, e cila ndodhet në vendin 74, shkruan Zhurnal.mk.

E dyta nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për nga fuqia ushtarake është Shqipëria në vendin 78, e pasuar nga Maqedonia e Veriut për 34 vende me poshtë, e 112 respektivisht né listën botërore.

Mali i Zi ndodhet në vendin e 127 në Global Firepower Index, pasuar nga Bosnja e Herzegovina (BeH) në vendin e 132 , ndërsa Kosova e fundit nga rajoni në vendin e 141 të listës në fjalë.

Dhjetë shtetet e para në listën e përpiluar për nga fuqia ushtarake janë SHBA, Rusia, Kina, India, Korea Jugore, Britania e Madhe,  Franve, Japonia, Turqia dhe Italia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër