Qytetarët e anketuar thonë se mirëpresin nisjen e zbatimit të sistemit “Safe City” nga 1 shkurti

Nga B.M
584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 janar – Qytetarët mirëpresin miratimin e ndryshimet në ligjin për kundërvajtje, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Shumica e qytetarëve thonë se “Safe City” mund të jetë zgjidhje për trafikun e ngarkuar dhe të parandalojë aksidentet me fatalitet. Një pjesë e qytetarëve shprehin skepticizëm, duke theksuar se ligjet në vend shpesh zbatohen në mënyrë selektive dhe se masat ndëshkuese më së shumti i prekin qytetarët me të ardhura më të ulëta.

“Shumë e keqe ajo është vetëm për njerëzit që janë fukara për këtë do të ekzistoje, si të gjitha ligjet…..Në këtë shtet a ekziston diçka për krejt, jo, për një nënë për 100 jo nënë….1:08 ja para syve tuaj a e shihni? Ku janë policët? Polici të ndalon në autostradë, dënimi është 300 euro e shet uniformën për 20 euro, i fut 20 euro në dokumenta dhe ajde “prijatno””, tha një qytetarë.

“Mendoj se duhet të fillojë, pasi lëvizja nëpër rrugët është e tepruar, dhe dëshmi e mjaftuar janë aksidentet dhe gjithashtu mundësit që janë për më shumë kundërvajtje kështu që unë jam për. Si shofer i respektoj rregullat e komunikacionit dhe jam të filloj”, shtoi një qytetarë.

“Mirë është, duhet të vendoset rregull dhe njerëzit duhet ti përmbahen atyre rregullave pasi kanë ndodhur shumë vdekje nga sjella jonë, nga mos respektimi i rregullave…Duhet të vlejë për të gjithë njësoj kështu është thënë, nëse ndodh si më herët që për disa të mëdhenj të mos vlejë nuk e di se si mund të zgjidhet kjo”, deklaroi një qytetarë.

“Nuk vlen për të gjithë njësoj diskriminimi është i madh, vetëm në Shkup në secilin qosh ka kamera sikur Maqedonia të jetë vetëm në Shkup, pse nuk e bëjnë edhe në qytetet tjera, kaq shumë kohë e bëjnë të paktën ta bëjnë çdo kund dhe më pas ta lëshojnë. Por nuk ka lidhje, përsëri rezultatet janë të dukshme njerëzit e zvogëlojnë shpejtësinë”, tha një qytetarë.

Kuvendi me 81 vota për miratoi ligjin për kundërvajtje me çka nga 1 shkurti sistemi “Safe City” edhe zyrtarisht hyn në fuqi. Votat e nevojshme i siguruan deputetët Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri ndërsa e gjithë opozita përpos së Majtës votoi kundër. ASH e Taravarit paralajmëroi se ligjin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese. /Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër