Gostivar, 26 janar – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra në qafën malore Straza, njoftoi sonte LAMM.
Ata shtuan se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa probleme, por, siç thonë ata, rekomandohet drejtim i kujdesshëm për shkak të reshjeve të shiut.
– Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, deklaron LAMM.
Rekomandohet të rregullohet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngaset me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
