Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk –Hyrja në Kalanë e Shkupit do të jetë me pagesë pasi lokaliteti të rregullohet plotësisht dhe të vihet në funksion, bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas paralajmërimit, punimet për rregullimin e Kalasë pritet të fillojnë këtë vit, ndërsa nëse gjithçka zhvillohet sipas planit, lokaliteti do të marrë një pamje të re gjatë vitit të ardhshëm.
“Është normale që hyrja të paguhet. Jo tani, por kur të hapet, kur të rregullohet, ashtu siç ndodh kudo në botë”, deklaroi Mickoski.
Ai vlerësoi se gjendja aktuale dhe rregullimi i deritanishëm hortikulturor nuk e shfrytëzojnë plotësisht potencialin e një prej lokaliteteve më të rëndësishme historike të Shkupit.
Sipas Mickoskit, Qeveria do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për rregullimin e Kalasë dhe shndërrimin e saj në një atraksion më të rëndësishëm turistik.
Plani parasheh që lokaliteti të përfshihet edhe në programin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”.
Hyrja në Kalanë e Shkupit do të bëhet me pagesë
14
Artikulli i mëparshëm
