Mahir Kamberi zgjidhet kryetar nëndegës së PDSH-së në Shqipkovicë

Nga B.M
1,471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 janar – Në vazhdim të aktiviteteve të parapara të PDSH-Dega Tetovë, sot, në praninë e kuvendarëve të PDSH-së të Nëndegës Shipkovicë–Tetovë, anëtarëve të Kryesisë së Degës Tetovë, si dhe përfaqësuesve nga Kryesia Qendrore e PDSH-së, u mbajt Kuvendi i Nëndegës Shipkovicë.

Në përputhje me procedurat statutore dhe mbi bazën e propozimeve të anëtarëve të Nëndegës, u zgjodh Kryesia e re e Nëndegës Shipkovicë, e përbërë nga 15 anëtarë.

Për Kryetar u zgjodh Mahir Kamberi,

për Nënkryetarë u zgjodhën Betim Rexhepi dhe Besar Alishau, ndërsa për Sekretar u zgjodh Sheip Ajdini.

Kuvendi u mbajt në frymë demokratike dhe konstruktive, me procedura të rregullta dhe transparente, duke konfirmuar vendosmërinë e anëtarësisë për organizim më të fuqishëm dhe veprim më efektiv politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër