Filipçe dhe Donçiç në Zagreb nënshkruan Memorandum bashkëpunimi mes LSDM dhe SDP

nga Xh M

Zagreb, 31 janar – Në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb, kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (SDP), Siniša Hajdaš Donçiç, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi mes dy partive.

Me nënshkrimin e Memorandumit, LSDM dhe SDP Kroaci riafirmojnë përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave dhe parimeve të socialdemokracisë evropiane, si dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit mes forcave progresive në Evropë, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Qëllimi i Memorandumit është forcimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërpartiak përmes shkëmbimit të përvojave, zgjidhjeve politike dhe kontributit të përbashkët në zhvillimin e demokracisë dhe përparimit social.

Si objektiva kryesore që dalin nga Memorandumi përmenden:

forcimi i institucioneve demokratike dhe i kulturës demokratike gjithëpërfshirëse,

promovimi i drejtësisë sociale, solidaritetit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor,

mbështetja e të drejtave të punëtorëve, dialogut social dhe modernizimit të politikave sociale.

Memorandumi parasheh bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në disa fusha, përfshirë organizimin dhe zhvillimin partiak, hartimin e politikave publike, politikat sociale dhe ekonomike, të drejtat e punëtorëve, pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave në politikë, qeverisjen lokale, tranzicionin e gjelbër, si dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian dhe stabilitetin rajonal.

Bashkëpunimi do të realizohet përmes aktiviteteve konkrete si grupe të përbashkëta pune, konferenca dhe debate tematike, trajnime, shkëmbim ekspertësh dhe konsultime të rregullta mes udhëheqësive partiake.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, LSDM dhe SDP Kroaci forcojnë partneritetin e tyre politik dhe konfirmojnë angazhimin e përbashkët për një të ardhme demokratike, socialisht të drejtë dhe evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More