Pritet të zvogëlojnë trafikun, filloi faza e parë e punimeve në bulevardin ”Maqedonia”

Nga B.M
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shkurt – Sot filluan aktivitetet ndërtimore në bulevardin “Maqedonia”, të cilat pritet të zvogëlojnë trafikun. Këto punime do të zbatohen në katër faza, e para prej të cilave duhet të përfundojë për 90 ditë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një deklaratë për mediat se procedura e tenderit për fazën e dytë pritet të fillojë javën e ardhshme.

“Ja ku jemi në fillim të aktiviteteve ndërtimore në bulevardin “Maqedonia”, diçka për të cilën flitet me vite, po fillojmë me hapin e parë nga katër. Afati i ndërtimit është 90 ditë, dhe javën tjetër do të fillojmë procedurën e tenderit për fazën e dytë. Besoj se menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, do të fillojmë zbatimin e fazës së dytë”, tha Gjorgjievski.

Ai shpreson që ndërtimi i plotë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër