Nesër disa pjesë të Tetovës do të mbeten pa rrymë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 tetor Zhurnal.mk – Disa pjesë të qytetit të Tetovës dhe një pjesë e fshatit Poroj nesër, më 13 tetor, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zhvillohen në këto lokacione dhe orare:

– Nga ora 09:00 deri në 14:00: Një pjesë e rrugës “Goce Dellçev”, pranë shkollës fillore “Kikish”.

– Nga ora 09:15 deri në 15:00: Objektet pranë qumështores së vjetër, objektet në lagjen Ciglana, një pjesë e lagjes Fush­tanska, si dhe objektet e kompanive “Nera Plast”, “Mikeli”, “Kokra e Artë”, “Mlin” dhe “Suvafiks”. Në të njëjtin orar, pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj.

– Nga ora 09:15 deri në 14:00: Objektet në lagjen Çarshia e Epërme, në drejtim të teleferikut.

Ndërprerjet janë të planifikuara për ditën e nesërme, më 13 tetor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër