​Shqipëri – Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Nga B.M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Në njoftim thuhet se gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, si dhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Turke.

“Takimet u fokusuan në mundësi konkrete bashkëpunimi në fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbështetjes teknike, si dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore”, thuhet në njoftim.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilot dhe mbështetje logjistike.

Këto aktivitete u tha se hapin mundësi konkrete për projekte të përbashkëta dhe modernizimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore Shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër