Komente për ligjet e reja për arsimin e lartë mund të dorëzohen edhe në adresa të veçanta elektronike të MASH-it

Nga B.M
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shkurt – Propozimet e reja për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë janë publikuar në sistemin ENER dhe janë në dispozicion për vërejtje dhe sugjerime nga publiku më i gjerë, përkujton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 

Gjithashtu, komentet për përmirësimin e përmbajtjes së zgjidhjeve ligjore të propozuara mund të dërgohen edhe në adresat elektronike: komentarizvo@mon.gov.mk për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe komentarizkvon@mon.gov.mk për Ligjin për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë.

“Kujdesi për arsimin është  përgjegjësi e përbashkët shoqërore. Inkurajojmë të gjithë subjektet e interesuara dhe të përfshira që të japin kontributin e tyre në miratimin e zgjidhjeve më të mira ligjore, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor dhe të veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni”, njoftoi MASH.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër