Kuvendi do ta mbajë seancën e 84-të

nga D. V.

Shkup, 10 shkurt – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë gjashtë pika.

Më rend dite janë Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime, Propozim ligji për ratifikimin e Protokollit plotësues ndaj Konventës për Marrëveshje për transport ndërkombëtar rrugor të mallrave (CMR) për listë transportuese elektronike dhe Propozim ligji plotësues për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistër të posaçëm për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për abuzim seksual të personave minorenë dhe pedofili – lexim i dytë.

Para deputetëve me procedurë të shkurtuar janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie pune, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrativë dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More