Ministri Sali në takim me ambasadorin çek Ludva: Mbështetje për reformat dhe integrimin evropian

Nga B.M
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Ministri për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Në takim u diskutua integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe procesin e anëtarësimit, informuan nga MÇE. 

Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

“Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Republika Çeke për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha që lidhen me procesin e anëtarësimit, shkëmbimin e përvojave, shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, theksohet në kumtesën e MÇE-së. 

Në takim u theksua edhe bashkëpunimi i deritanishëm përmes instrumenteve evropiane, si dhe mbështetja e Republikës Çeke përmes projekteve të ndryshme me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet lokale. 

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi gatishmërinë e Ministrisë për Çështje Evropiane për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër