Rutte: Po e ndjekim me kujdes situatën në Ballkanin Perëndimor

nga Xh M

Bruksel, 11 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se Aleanca po e ndjek me kujdes situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai e tha këtë në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes të Aleancës, duke iu përgjigjur një pyetjeje se si e sheh gjendjen aktuale të sigurisë në Ballkan.

“Dua të theksoj se po e ndjekim me kujdes situatën dhe se përmes KFOR-it dhe aktiviteteve tona të tjera në Ballkanin Perëndimor, në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në Kosovë, jemi shumë të angazhuar dhe po i ndjekim me vigjilencë zhvillimet e ngjarjeve”, tha Rutte, transmeton Tanjug.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai deklaroi se NATO ende pret përgjegjësi për ngjarjet në Banjskë, si dhe për ngjarje të tjera gjatë vitit 2023.

Ai shtoi se NATO kurrë nuk do të pranojë një vakum sigurie në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe theksoi se ata po i ndjekin me kujdes zhvillimet edhe atje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More