“Vlon” në BFI, jep dorëheqje imami Bedri Lika

nga Xh M

Shkup, 11 shkurt – Imami Bedri Lika ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i anëtarit të organit më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), ku ishte zgjedhur me 49 vota, duke qenë një nga kandidatët me më së shumti vota në nivel të Muftinisë së Shkupit dhe në nivel republikan.

Në arsyetimin e tij, Lika thekson se vendimi për dorëheqje vjen si pasojë e, siç shprehet ai, padrejtësive të vazhdueshme, mungesës së transparencës dhe mos-ekzistimit të kritereve në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe organeve të tjera.

“ë nderuar Hoxhallar, 49 votues të mi, për antarë të organit më të lartë BFI-së, me më shum vota në nivelin e Muftinis së Shkupit dhe republikan.
Arsyeja e dorëheqjes është padrejtësia e vazhdueshme, mungesa e transparencës dhe mos ekzistimi i kritereve në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe organeve të tjera.
Me keqardhje, në BFI të Maqedonis së Veriut, çdo gjë përjeton, por jo drejtësi, transparencë dhe meritokraci.
JA PAFSHIN SHERIN GJITHË ATA QË PO E KULTIVOJNË DHE PO HESHTIN NDAJ ZULLUMIT !”, thuhet në reagimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More