Sllaveski – Varns: Sistemi financiar i qëndrueshëm dhe zgjidhjet moderne të pagesave janë baza për investime dhe rritje ekonomike

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Banka Popullore vazhdimisht e forcon kapacitetin e saj institucional përmes projekteve të shumta  zhvillimore, me theks të veçantë në modernizimin e sistemit të pagesave. Zgjidhjet moderne dhe efikase të pagesave kontribuojnë në siguri më të madhe, qarkullim më të shpejtë të mjeteve financiare dhe lehtësim të veprimtarisë afariste, gjë që është e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve, u theksua në takimin mes guvernatorit Trajko Sllaveski u.d. ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nikoll Varns.  

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Sllaveskit, u shkëmbyen mendime për rrjedhat ekonomike, zhvillimin institucional të Bankës Popullore dhe proceset reformuese që synon mbështetjen e rritjes ekonomike dhe eurointegrimeve. 

Guvernatori Sllaveski theksoi se ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit financiar është prioriteti kryesor i Bankës Popullore si bazë për krijimin e kushteve ekonomike të qëndrueshme dhe të parashikueshme për nxitjen e investimeve vendore dhe të huaja, si dhe për rritje ekonomike të qëndrueshme. 

Gjatë bisedës, guvernatori Sllaveski u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) duke vlerësuar se kjo përbën një hap historik për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se me anëtarësimin në SEPA, qytetarëve dhe kompanive të Maqedonisë u mundësohet të kryejnë pagesë në euro më shpejtë, më efikase dhe më lirë, dhe kjo edhe para anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More