Guvernatori Sllaveski në një konferencë në Bruksel, në fokus sfidat ekonomike globale

nga D. V.

Shkup, 13 shkurt – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, merr pjesë në Konferencën e Guvernatorëve të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku shqyrtohen sfidat kryesore dhe drejtimet e ardhshme të politikave të bankave qendrore në kushte të rritjes së pasigurisë globale dhe një ambientit të ndryshuar gjeoekonomik, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Bankës Popullore.

Në Fokus të diskutimeve janë perspektivat për inflacionin dhe politika monetare, si dhe roli i bankave qendrore në ruajtjen e sistemeve financiare të qëndrueshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet trendeve të mundshme të derregullimit dhe implikimeve të tyre të mundshme për stabilitetin financiar.

 Në Konferencë bisedohet edhe për ndikimin e inovacioneve teknologjike dhe ndryshimeve gjeostrategjike në zhvillimin ekonomik dhe flukset financiare si faktorë që gjithnjë e më shumë formësojnë sistemin financiar global.

“Në kuadër të ngjarjes po zhvillohet shkëmbimi i përvojave dhe pikëpamjet me guvernatorët, përfaqësuesit e institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, që kontribuon në krijimin e politikave të bazuara në njohuri dhe bashkëpunim, si dhe në forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore për t’u përballur me sfidat ekonomike bashkëkohore dhe për të siguruar një ambient ekonomik të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm”, njoftoi Banka Popullore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More