Spahia: Fundi i ‘ekspozitës’ diplomatike. Mynihu i mbyll dyert ‘Liderit Global’!

Nga B.M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputeti i PD-së Bardh Spahia me një reagim në rrjetet sociale ka komentuar mungesën e Edi Ramës në konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas Bardhit, ky është ‘i ekspozitës’ diplomatike të Ramës, pasi Mynihu i ka mbyllur dyer liderit global.

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Fundi i ‘ekspozitës’ diplomatike.

Mynihu i mbyll dyert ‘Liderit Global’!

​Ajo që ndodhi sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih është vula përfundimtare e izolimit për Edi Ramën. Kur partnerët ndërkombëtarë të kthejnë shpinën në tryezën më të rëndësishme të sigurisë, mesazhi është i qartë. Koha e narkodiktaturës ka mbaruar!

​Pse nuk e duan më në Mynih?

Sepse bota e lirë demokratike nuk mund të ulet në një tryezë me dikë që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e pastrimit të parave.

Sepse aleatët nuk i besojnë më një lideri që vjedh votat dhe shtyp demokracinë në bashkëpunim me krim dhe kartele droge.

Sepse etiketa e ‘narkoshtetit’ nuk fshihet dot më me atlete dhe batuta boshe.

​Ky nuk është thjesht një dështim personal i Ramës, është turpi që ai i faturon Shqipërisë. Nga ‘ylli’ i samiteve, sot përfundoi në derën e mbyllur të Europës. Kur edhe bota të braktis, fundi është afër!

https://www.facebook.com/share/p/1AwFm1FtV7

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër