Guvernatori Sejko përmbyll takimin me misionin e FMN-së, diskutohet ekonomia shqiptare

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 nëntor Zhurnal.mk – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Diego Cerdeiro, në përfundim të vizitës së këtij misioni në Tiranë, e cila u zhvillua nga 2 deri më 20 nëntor 2026.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale dhe perspektiva e ekonomisë shqiptare, ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, si dhe roli i sistemit bankar në financimin e familjeve dhe bizneseve.

Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare po vazhdon të tregojë qëndrueshmëri. Ai nënvizoi se zgjerimi i kreditimit duhet të shoqërohet me ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive.

Po ashtu, Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Nga ana tjetër, misioni i FMN-së vlerësoi qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e FMN-së përshëndetën edhe miratimin e ligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë së bankës qendrore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër