Getinjo ndalohet në aeroport?

nga D. V.

Reperi i njohur, Getinjo, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi publikoi disa pamje në rrjetet sociale ku shihet i shoqëruar nga policë në një aeroport.

Videoja u shpërnda në profilin e tij në Instagram, duke ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga fansat.

Artisti nga Ferizaj në ndërkohë shihet se e ka marrë gjithë këtë me sportivitet.

 Foto: Instagram

Në sfond ka vendosur këngën “P9”, bashkëpunimin e tij me Mozzik, çka sugjeron se nuk ka pasur ndonjë tension të dukshëm nga ana e tij.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga vetë reperi apo nga autoritetet për arsyen e ndalimit apo shoqërimit nga policia.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kontroll rutinë, verifikim dokumentesh apo ndonjë procedurë tjetër standarde sigurie.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse reperi vendos të ndaj më shumë me fansat rreth kësaj.

 Foto: Instagram

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More